75 Mall Live Search
09:17 / E Premte, 10 Shtator 2021 / OSH

Kusari – Lila: Arkiva e UÇK-së është e listuar në Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të luftës në legjislaturën e kaluar

Gjatë ditës së djeshme pati reagime të shumta në publik lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, ku tregoi se Kosova është pajtuar me Serbinë t’i hapin të gjitha arkivat, përfshirë edhe ato të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Në mëngjesin e së premtes, shefja e grupit parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, përmes një postimi në Facebook ka theksuar se Bislimi nuk e ka aktualizoi arkivën e UÇK-së, por se atë e definuan ata që draftuan projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.

“Arkivën e UÇK-së nuk e aktualizoi Zëvendës Kryeministri Bislimi, atë e definuan ata që draftuan projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Dje e sot, mund të bërtasin, mund të ofendojnë, por mbi të gjitha, duhet të tregojnë, për cilën arkivë si vlerë të luftës e kishin fjalën kur draftuan projektligjin?! Projektligji është dokument zyrtar dhe publik në momentin kur dorëzohet për procedim në Kuvend”, shkroi ajo./IndeksOnline/