75 Mall Live Search
15:12 / E Premte, 10 Shtator 2021 / k.v

Vetura godet motoçikletën në Prishtinë, një person niset drejt emergjencës

Një person është lënduar pasi që motoçikleta e tij është goditur nga një veturë e KEDS-it të “Santea” në Prishtinë.

I lënduari është nisur drejt emergjencës me autoambulancë ndërsa policia rrugore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është marr me rastin.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident.

Ky është aksidenti i dytë brenda ditës në kryeqytet me persona të lënduar./IndeksOnline/