75 Mall Live Search
09:33 / E Shtunë, 11 Shtator 2021 / OSH

Camavinga ka përpara një sfidë të vështirë

Mesfushori i talentuar, Edouardo Camavinga, ka bërë hapin e madh në karrierë në moshë mjaft të re.

Francezi u transferua tek Real Madrid këtë verë nga Rennes, por një artikull i Marcas ka thënë se kjo do të jetë mjaft sfiduese për të, pasi që shumë paraardhës të tij kanë dështuar.

Luka Modric, Toni Kroos dhe Casemiro kanë qenë treshja kryesore e mesfushës së Los Blancos qe një kohë të gjatë duke fituar çdo gjë, por mosha e shtyer e këtyre të treve ka bërë që klubi të mendojë për epokë të re të mesfushës.

Camavinga duhet ta bëjë atë që dështuan ta bëjnë Odegaard, Ceballos dhe Llorente, të cilët nuk arritën të sigurojnë një vend në formacion dhe u larguan nga klubi.