75 Mall Live Search
10:38 / E Shtunë, 11 Shtator 2021 / OSH

Real Madrid fton për të shikuar ndeshjen punëtorët që e renovuan stadiumin Bernabeu

Real Madrid i ka ftuar të gjithë punëtorët që kontribuan në renovimin e stadiumit Santiago Bernabeu, për ta shikuar ndeshjen ndaj Celta Vigo, transmeton Indeksonline.

Ngjyrosësit, muratorët, punëtorët e pastrimit dhe të gjithë ata që u angazhuan në rindërtimin e stadiumit janë ftuar për ta parë ndeshjen.

Bernabeu është gati për ndeshjen e radhës dhe do t’i rihap dyert, ndërsa klubi dëshiron t’i nderojë ata për punën që e kanë bërë për gjithë këtë kohë.

“Ne jemi duke punuar dhe në një vend të shenjtë si Bernabeu, është shumë mirë”, tha njëri nga punëtorët.

Ata thanë se e njëjta nuk kishtë ndodhur kur punuan në stadiumin e Atleticos.

“Ne do të shikojmë lojën pasi ata na kanë ftuar. Një gjest i bukur. Diçka që presidenti i Atletico Madrid, Cerezo, nuk e bëri kur ishim në Ëanda Metropolitano”, shtoi më tutje ai.

Punimet në Bernabeu kishin filluar në sezonin 2019/20, e deri më tani Real Madrid ka zhvilluar ndeshjet si vendas në Estadio Alfredo Di Stefano.