Lukaku vazhdon formën, Chelsea nuk gabon ndaj Aston Villa

Chelsea ka mposhtur me rezultat 3-0 në shtëpi ekipin e Aston Villa, transmeton Indeksonline.
Ndeshjen në Stamford Bridge e hapi sulmuesi belg, Romelu Lukaku, në minutën e 15 pas asistimit të Mateo Kovacic, për rezultatin e pjesës së parë.
Në minutën e 49, kroati Kovacic shënoi vet këtë herë për të dyfishuar epërsinë e bluve, ndërsa në minutën e 93 Romelu Lukaku shënoi për verdiktin final.