Arbëria shkarkon stafin teknik

Ekipi i Arbërisë ka shkarkuar të gjithë stafin teknik pas dy ndeshjeve të para, transmeton Indeksonline.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, klubi nga Dobraja ka njoftuar se drejtuesit e kanë liruar stafin teknik pas një mbledhje të jashtëzakonshme.
Postimi i Arbërisë:
11.09.2021, Dobrajë e madhe – Lipjan
Kryesia e Klubit Futbollistik Arbëria në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur, për shkak të performancës në dy lojët e para e ka liruar Shtabin teknik nga detyra.
Kryesia e falemnderon Shtabin teknik për punën dhe angazhimin e deritanishëm.
Ditëve në vijim ju informojm për hapat tutje që do të ndërmarrë klubi.
Me respekt!
Kryesia e KF Arbëria