Mbi 2 mijë tiketa për mosrespektim të masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka shqiptuar 2 mijë e 65 tiketa për mosrespektim të masave anti-COVID.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës poashtu bëhet me dije se janë shqiptuar edhe 1463 tiketa për kundërvajtje në trafik, shkruan “Indeksonline”.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 20 aksidente trafiku, një prej tyre me fatalitet.