Kjo është mosha e 23 të vdekurve në 24 orët e fundit nga Covid 19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh për Covid 19.
Në 24 orët e fundit 23 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, transmeton Indeksonline.
3 nga të vdekurit i përkasin moshës 40 deri në 49, kurse 2 janë të moshës 50 deri 50 vjeç, 1 është i moshës 60 deri në 69 vjeç.
Kurse, 11 të vdekur janë të moshës 70 deri në 79 vjeç e 6 të tjerët janë mbi 80 vjeç.

Komuna me më së shumti të vdekur në 24 orët e fundit është Vushtrria, gjithësej 4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid 19./Indeksonline/
