Juventus pas Ferland Mendy

Juventus dëshiron ta transferojë mbrojtësin e Real Madrid, Ferland Mendy, pasi e sheh atë si zëvendësues të Alex Sandro, transmeton Indeksonline.
Zonja e vjetër ka arritur të marrë vetëm një pikë në tri ndeshjet e para në Serie A dhe kjo ka bërë që drejtuesit të shikojnë mundësi për të sjellur lojtarë.
Mosha e shtyer e mbrojtësve juventin është shqetësuese për drejtuesit të cilët dëshirojnë futbollistë të freskët.