Katër burra vdesin në Drenas brenda ditës si pasojë e Covid-19

Katër meshkuj, mbi 70 vjeç, kanë vdekur në Komunën e Drenasit brenda 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19.
Sipas IKSHP-së, janë 24 raste të vdekjeve në gjithë vendin ndërsa raste të reja me COVID-19 brenda ditës janë regjistruar 357.