Sonte 8 ndeshje në Champions, rikthehet klasikja e madhe Liverpool – Milan

Mrbëmë në Champions Ligë pati disa ndeshje mjaft interesante, me Young Boys që shokoi Manchester United duke e mposhtur 2-1 dhe Bayern që fitoi në Camp Nou ndaj Barcelonës me rezultat 0-3.
Megjithatë, edhe sonte në kompeticionin më të fortë në botë na presin disa ndeshje mjaft interesante, ndërsa dy nga to janë më kryesore.
Në grupin B Liverpool e pret ekipin e Milan në stadiumin legjendar Anfield me fillim nga ora 21, teksa ndeshja tjetër interesante do të jetë ajo midis Inter dhe Real Madrid, me italianët si nikoqirë.
Ndeshjet tjera që zhvillohen janë: PSG – Club Brugge, Manchester City – Leipzig; Atletico Madrid – Porto; Besiktas – Dortmund, Sporting – Ajax, Sheriff – Shakhtar.