Kryetari i Suharekës heq dorë nga përdorimi i veturës zyrtare

Kryetari i Suharekës njëkohësisht kandidat i AAK-së për këtë komunë në zgjedhjet lokale, Bali Muharremaj ka hequr dorë nga përdorimi i veturës zyrtare pas orarit të punës.
Ai tha se këtë veprim e bën që të jetë i barabartë me kandidatët e tjerë gjatë kësaj fushate, shkruan Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Në bazë të kompetencave që më ipen si kryetar komune, më lejohet që automjetin zyrtar ta kem në dispozicion 24 orë.
Mirëpo, unë nga nesër nuk do ta përdori pas orarit të punës, gjatë gjithë fushatës zgjedhore.
Automjeti zyrtar dhe shpenzimet rreth tij janë nga taksat e qytetarëve, andaj unë do ta kursej këtë gjatë kësaj periudhe.
Preferoj të mbetem i barabartë me kandidatët e tjerë, në garë gjatë kësaj fushate.
Me respekt
Bali Muharremaj