Ermal Fejzullahu shumë shpejt lanson këngën e re “Edhe njëherë” (Foto)
Ermal Fejzullahu edhe më tej po vazhdon të tregohet tejet aktiv kur bëhet fjalë për projektet muzikore.
Fejzullahu, veçse ka përfunduar edhe xhirimet e klipit më të ri, dhe tani ka mbetur vetëm disa punë teknike- shkruan Indeksonline.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se kënga do të titullohet “Edhe njëherë”, me tekst dhe muzikë nga Valon Biba, orkestruar nga Wirusi.
Është vokali i tij ai që pëlqehet kaq shumë në publik, dhe jo rastësisht këngët e tij gjithmonë shëndërrohen në hite./Indeksonline/