75 Mall Live Search
08:35 / E Enjte, 16 Shtator 2021 / AR

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit, sot nis zyrtarisht fushata

Sot edhe zyrtarisht nis fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Fushata është paraparë të zgjas 30 ditë, edhe pse vendi po përballet me Covid-19.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditë më parë certifikoi listën përfundimtare të votuesve.

Më 17 tetor të drejtë vote do të kenë rreth 1 milion e 885 mijë qytetarë, derisa 24 mijë votues do të jenë të rinj për dallim nga zgjedhjet e fundit të parakohshme.

Gjithashtu, në listën zyrtare të votuesve, janë përfshirë edhe 90 mijë votues që në zgjedhjet e fundit votuan jashtë vendit.