75 Mall Live Search
10:59 / E Enjte, 16 Shtator 2021 / LB

Kurti pritet nga Zaev në Shkup

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev, në Shkup.

Kjo para nisjes së mbledhjes së përbashkët të qeverive të të dyja vendeve.

Është hera e parë në histori që Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajnë mbledhje të përbashkët.

Kujtojmë se gjatë takimit të përbashkët do të nënshkruhen marrëveshje në fusha të ndryshme si në atë: të energjetikës, infrastrukturës, ekonomisë, turizmit, etj.