Shtyhet turneu lamtumirës i Elton John, kjo është arsyeja

Elton John nuk do ta mbajë turneun e tij lamtumirës këtë vjeshtë.
Jo për shkak të masave ndaj koronavirusit por për shkak se super ylli po përballet me një dëmtim në ijë, transmeton Indeksonline.
Shfaqja e tij në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar janë rezervuar të mbahen në vitin 2023.
74 vjeçari, gjatë pushimeve verore ka vërejtur që ka probleme në ijë.
“Do të kaloj në terapi fizike që të shërohem plotësisht dhe të sigurohem që jam pa dhimbje”, tha ai./Indeksonline/