75 Mall Live Search
14:30 / E Enjte, 16 Shtator 2021 / C E

Ballkani prezanton sulmuesin nigerian

Ballkani ka prezantuar transferimin e ri për sezonin e ardhshëm.

Skuadra nga Suhareka ka njoftuar se sulmuesi Theophilus Solomon ka filluar stërvitjet me ekipin e parë.

25 vjeçari vjen te Ballkani nga skuadra e Kuwaitit, Qadsia.

Më parë ai ka luajtur te Partizani i Tiranës, në Ujpest të Hungarisë dhe në disa skuadra kroate e serbe.

Solomon luan në rolin e qendërsulmuesit, luan me këmbën e djathtë dhe është i gjatë 1.83 m. /IndeksOnline/