Zyrtare: Pasi u shkarkua nga Ferizaj, Megzon Visoka bëhet menjëherë me klub të ri

Trajneri i njohur kosovar, Megzon Visoka sot u shkarkua nga ekipi i Ferizajt.
Por, Visoka ka arritur që shumë shpejtë të gjej një klub të ri, transmeton Indeksonline.
Ai është emëruar trajner i ri i Arbërisë. Lajmin e ka konfirmuar klubi i Arbërisë.
Bashkë me Visokan, edhe trajneri kondicional, Arsim Tershani është rikthyer te Arbëria. /Indeksonline/