75 Mall Live Search
07:17 / E Premte, 17 Shtator 2021 / OSH

Mbi 13 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë, 400 mijë qytetarë të imunizuar

Në Kosovë po vazhdojnë të jenë në fuqi masa të ashpra restriktive ani pse rastet me COVID-19 kanë rënë ndjeshëm.

Aktualisht, në vend janë edhe 13 mijë e 473 raste aktive me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Në total, në Kosovë janë administruar mbi 1 milion e 110 mijë doza të vaksinës.

Ndërkaq, të imunizuar me dy doza janë 399 mijë e 341 qytetarë.

Nga data 26, në Kosovë pritet të ketë lehtësim të masave, teksa MSH pritet që në ditët në vijim të jap detaje në lidhje me to.