Fillim i dobët, Arteta thotë se ‘ka dritë’ për Arsenalin këtë sezon

Arsenali ka regjistruar fillim mjaft të dobët të sezonit, duke marrur vetëm tri pikë nga 4 ndeshjet e para, me goldallim -9.
Por, trajneri i tyre, Mikel Arteta, thotë se sheh ‘dritë në fund të tunelit’ duke menduar se mund t’i kthejnë gjërat në favorin e tyre, transmeton Indeksonline.
Arteta e filloi sezonin me një humbje 2-0 nga Brendtford, për t’u mposhtur më pas edhe nga Chelsea me të njejtin rezultat e që në ndeshjen e tretë u demolua nga Manchester City 5-0.
Megjithatë një fitore në EFL Cup 6-0 ndaj West Bromwich dhe fitorja e parë në Premier Ligë këtë edicion, ndaj Norëich 1-0, e kanë ulur presionin për teknikun spanjoll.