75 Mall Live Search
20:18 / E Premte, 17 Shtator 2021 / OSH

Për 3 ditë Policia në Mitrovicë dënoi 195 persona vetëm se përdoren telefonin gjatë vozitjes

Me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe me qellim të parandalimit të aksidenteve përpos detyrave dhe angazhimeve të rregullta, Policia në Rajonin e Mitrovicës këto ditë është fokusuar në identifikimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët shkaktojnë kundërvajtje me përdorimin e telefonit gjatë ngasjes së automjeteve.

Për këtë qëllim, janë angazhuar zyrtarë policor në rroba civile dhe me automjete zyrtare civile e gjithashtu edhe zyrtarë policor të uniformuar të cilët janë duke marrë masa dhe duke shqiptuar gjoba ndaj kundërvajtësve për këtë lloj kundërvajtje e cila është një prej faktorëve të aksidenteve rrugore.

Që nga data 14 Shtator 2021, zyrtarët policorë në kuadër të Stacioneve Policore dhe të Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë shqiptuar /195/ gjoba  vetëm për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjeteve.  

Policia në Rajonin e Mitrovicës apelon te të gjithë ngasësit që të kenë kujdes dhe t’u përmbahen rregullave të trafikut rrugor në të kundërtën policia ndaj gjithë pjesëmarrësve që nuk respektojnë rregullat  e trafikut do të ndërmarrë masa të parapara me ligj.