Këngëtarja kosovare iu përgjigjet atyre që e kritikuan për format e trupit pas lindjes!

Gjira Kajtazi ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor.
Megjithatë ajo vazhdon të tregohet aktive në rrjetet sociale. Gjira e cila është nënë e dy fëmijëve, së fundi iu është përgjigjur kritikëve sa iu përket linjave të trupit të saj, shkruan IndeksOnline.
“ kjo foto esht per ata qe nuk m‘thojshin „urime lindja e vajzes“ por „kuku qysh te koke bo”, ka shkruar ajo krahas fotografisë të publikuar në llogarinë e saj në Instagram./IndeksOnline/