75 Mall Live Search
23:28 / E Premte, 17 Shtator 2021 / OSH

Shi e bubullima/ Parashikimi i motit për 4 ditët e ardhshme

18.09 – Më freskët dhe kryesisht me vransira.  Që nga mëngjesi me mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.  Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.

19.09 – Paradite me vransira, e gjatë ditës kryesisht me diell dhe më ngrohtë.  Vende-vende me mundësi për reshje lokale shiu.  Në mbrëmje kthjellime.

20.09 – Paradite kthjellime.  Ditën me vransira me mundësi edhe për riga lokale shiu.

21.09 – Kryesisht me vransira e më freskët, me mundësi për riga lokale shiu.

22.09 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës edhe me reshje lokale shiu..

Temperaturat minimale luhaten nga 12C deri 15C, e të mërkurën zbresin edhe në 10C.  Maksimalet të shtunën zbresin në 20C, për të shënuar sërish rritje të dielën deri në 25C, e më pas me një tendencë të rënies deri në 19C ditën e mërkurë.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-9m/s, të hënën me hove edhe deri në 14m/s.

Shtypja atmosferike në fundjavë me tendencë të rënies nën vlera normale, më pas shënon rritje.