Drilon Brahimi, kandidati që synon të jetë zëri juaj në asamblenë e Prishtinës

Drilon Brahimi është një nga kandidatët më të denjë për asamblenë e Prishtinës në zgjedhjet e 17 tetorit. I ri në moshë, por i suksesshëm në shumë fusha, Brahimi synon që të jetë zëri qytetar për 4 vitet e ardhshme në asamblenë komunale të kryeqytetit. Ekonomist me profesion dhe biznesmen në praktikë, kandidati nga lista Guxo ka një plan të qartë para vetes.
Por, kush është në të vërtetë Drilon Brahimi?
Drilon Brahimi, u lind më 05.01.1994 në Prishtinë , me vendbanim në Kodrën e Trimave. Shkollimin fillor e përfundoi në shkollën fillore “Asim Vokshi” në Prishtinë, për të vazhduar pastaj në gjimnazin Xhevdet Doda.
Studimet e nivelit bachelor i kreu në fakultetin Ekonomik, drejtimi Menaxhment dhe Informatikë pranë Universitetit të Prishtinës. Duke vijuar pastaj trajnime të ndryshme si “Krijimi dhe Konfigurimi i Rrjetave” në AUK, trajnimi mbi “Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës” e kështu me radhë.

Aktivitetet biznesore dhe profesionale i filloj që ne moshë të re, dhe që nga viti 2013 është Menaxher për Administratë dhe Prokurim në kompaninë Monting me një staf mbi 100 persona. Aftësitë e tij menaxheriale u vënë në pah përgjatë zhvillimit të sukseshëm të bizneseve si: Smart Agency, Smart Travel, Eri Invest, Sleepinn Prishtina, Dien Group, David Walker Kosova, David Walker Albania. Përveç që është një i ri i dhënë pas afarizmit është edhe një punëdhënës i madh dhe taksapagues i madh i buxhetit të shtetit dhe komunës.
Aktivitetet politike i filloi në Iniciativën Rinore, Kodra e Trimave duke vazhduar më pas në anëtarësimin në forumin rinor te LDK-së në Kodrën e Trimave ku më 2019 u zgjodh dhe anëtar i kryesisë së degës deri më 2020. Po në këtë vit vlerësoi që tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve është kundër asaj që ishte proklamuar në fushatën zgjedhore dhe ishte në dëm të qytetarëve të Kosovës, ku nga ajo kohë i’u bashkangjit Listës Guxo, me presidenten e tanishme Vjosa Osmani dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Si asamblesit, Driloni do të fokusohet në krijimin e një Qendre Profsionale Trainuese në bashkëpunim me biznese për trajnimin e të rinjëve në fusha të ndryshme që janë të nevojshme për tregun e punës, Investimin në zona rekreative të komunës përfshirë Malësinë e Gollakut, ku përmes krijimit të zonave turistike do bëhet dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
Në fushën e sportit si trajner i lincencuar i futbollit për gjenerata të reja do të fokusohet në arritjen e një program të perbashkët ne mes të shkollave publike dhe shkollave te futbollit per krijimin e mundësive sa më të mira për nxjerrjen e talentëve .
Drilon Brahimi kandidon si asambleist nga radhët e LVV dhe Guxo me nr 38 .