75 Mall Live Search
11:46 / E Diele, 19 Shtator 2021 / OSH

Koha kur gjyqtari nuk ia dha topin Ibrahimovicit edhe pse ai kishte shënuar “hat-trick”

Në mars të vitit 2015, Zlatan Ibrahimovic ishte pjesë e PSG-së dhe kishte shënuar “hat-trick” kundër Lorientit.

Zakon është që gjyqtari ia jep topin futbollistit pasi të ketë shënuar “hat-trick”, transmeton Indeksonline.

Por, gjyqtari francez, Tony Chapron kishte luajtur rolin e “bosit” dhe nuk ia kishte dhënë topin Ibrahimovicit kur ai ia kërkoi. Kjo e kishte bërë nerovz suedezin.

“Gjyqtar, topin”, kishte thënë Ibra. Chapron iu kishte kundërpërgjigjur; “Prit, unë vendosi”.

“Ah, ti dëshiron ta luash rolin e bosit tani. Në rregull, mirë. Ti je bosi. Mirë para kamerave”, kishte thënë i nervozuar Ibra.

Pas disa vitesh, Chapron në një intervistë për “BBC Sport” kishte treguar arsyen pse e kishte bërë atë veprim.

“Ai erdhi afër meje dhe vetëm lëvizi gishtat dhe kërkoi topin. Unë kam 4 vajza dhe ne të gjithë kur duam diçka themi të lutem. Pra, është e njëjta, është punë edukimi. Unë mendoj se ishte mos respekt. Diçka nuk është në rregull me njerëzimin nëse harrojmë t’i përdorim fjalët si të lutem dhe faleminderit. Askush si thotë jo Zlatanit, me siguri isha unë i pari”, u shprehë Chapron./Indeksonline/