75 Mall Live Search
11:25 / E Diele, 19 Shtator 2021 / LB

Aksidenti në Burrel, makina u “fsheh” mes shkurreve, 1 i plagosur me helikopter drejt Tiranës, rëndë 5 të tjerët

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në aksin rrugor Burrel- Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash.

Rreth orës 06.30, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Siç shihet edhe në pamje makina ka përfunduar gati 2 metra poshtë në pjesën anësore të rrugës.

Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë (të gjithë familjarë me njëri tjetrin) të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./TCH