75 Mall Live Search
21:46 / E Diele, 19 Shtator 2021 / C E

Messi i pafat në pjesën e parë, shtylla ia mohon një gol të bukur

PSG dhe Lyoni po luajnë momentalisht në kuadër të xhiros së pestë në elitën e futbollit francez.

Në takimin që po zhvillohet në stadiumin ‘Parc des Princes’, skuadra e PSG-së ka mundur të kalonte në avantazh në minutën e 37’.

Por goditja e Lionel Messit nga gjuajtja e lirë nuk përfundoi në portë, pasi goditi shtyllën.

Më poshtë keni gjuajtjen fantastike të Messit, i cili ishte shumë afër ta realizonte golin e parë me fanellën e PSG-së.