Vuçiq thotë se bisedoi me Lajçakun për “krizën në Kosovë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi se sot bashkë me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka biseduar për “krizën” në Kosovë.
Ai tregoi që së shpejti do të informojë publikun për gjithçka që po ndodh në veri, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.
“Unë bisedova me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, për krizën e rëndë në Kosovë”, tha ai.