75 Mall Live Search
19:05 / E Hënë, 20 Shtator 2021 / LB

Serbët vazhdojnë të mbajnë të bllokuar rrugën në Jarinjë

Sot ka filluar zbatimi i vendimit për pajisje me targa të përkohshme të automjeteve që mbajnë targa të Serbisë.

Që nga orët e hershme të mengjesit disa serb  kanë bllokuar pikën kufitare në Jarinjë në shenjë revole ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vendosur reciprocitet në target e automjeteve.

Forca të shumta të Njësisë Speciale po qëndrojnë që nga mëngjesi në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, në veri të Kosovës.

Ekipi i “Indeksonline”, që nga mengjesi po raporton nga vendi i ngjarjes. Për këtë çështje sot është diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, presidenti serb e ka vlerësuar si një nga ditët më të vështira për serbët në Kosovë ditën e sotme.