75 Mall Live Search
18:38 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / LB

Ekrem Kastrati zotohet se do ta bëjë Malishevën me transport urban

Kandidati për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati është zotuar se në mandatin e tij katër vjeçar si kryetar i komunës, Malishevën do ta bëjë me transport urban.

Kastrati në vizitën që i ka bërë Stacionit të Autobusëve në Malishevë ka parë nga afër investimet e qeverisjes komunale të Nismës në objektin e ri që tashmë është në fazën finale të punimeve, shkruan “Indeksonline”.

“Gjatë mandatit tonë të ardhshëm kemi planifikuar që të jetësojmë projektin tonë për hapjen e linjave urbane, që qytetarët e komunës së Malishevës të kenë më të lehtë mundësinë e lëvizjes dhe marrjen e shërbimeve për brenda qytetit, përmes transportit urban”, ka shkruar ndër të tjera Kastrati.

Postimi i plotë i Kastratit:

Malishevën do ta bëjmë me transport urban!🚌 👫🚏🏘

Sot isha për vizitë në Stacionin e Autobusëve në Malishevë, ku bashkëbiseduam me drejtuesit e kësaj kompanie publike dhe pamë nga afër investimet e qeverisjes NISMA, konkretisht në objektin e ri modern që tashmë është në fazën finale të punimeve.

Gjatë mandatit tonë të ardhshëm kemi planifikuar që të jetësojmë projektin tonë për hapjen e linjave urbane, që qytetarët e komunës së Malishevës të kenë më të lehtë mundësinë e lëvizjes dhe marrjen e shërbimeve për brenda qytetit, përmes transportit urban.

Gjithashtu, në mandatin tonë të ardhshëm, të vazhdojmë të kemi investime tjera në përmirësimin e infrastrukturës së Stacionit të Autobusëve, në mënyrë që të kemi edhe më shumë hapësirë për linja të reja për qytetarët e fshatrave të komunës së Malishevës, që udhëtojnë nga vendlindjen e tyre drejt Malishevës dhe anasjelltas.

#NISMA119 #EkremKastrati #MalishevaUrbane