75 Mall Live Search
23:28 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / AR

Mimoza Kusari shpalos planin për Gjakovën, tregon se si do e rris punësimin dhe turizmin në këtë qytet

Mimoza Kusari-Lila është kandidate e Vetëvendosjes për kryetare të Gjakovës. Së fundi ajo ka shpalosur programin me të cilin synon të qeverisë në atë komunë.

Ajo u shpreh se do ta rris punësimin në Gjakovë si dhe turizmin, e që këto do ti bëjë në koordinim me mërgatën, pasi roli i saj është mjaft i madh, shkruan Indeksonline.

Kusari-Lila po ashtu synon që të kenë një qendër të inovacionit dhe kreativitetit, e cila do të jetë shtëpi për të gjithë, dhe kështu do rritet punësimi.

“Politika kadrovike do të jetë e bazuar në etikë dhe profesionalizëm, në kapacitetet e secilit prej kandidatëve për pozita udhëheqëse të kuvendit komunal. Duhet një përkushtim që nuk ndalet për 24 orë. Qytetarët do të kenë udhëheqës që do ta kenë interesin e qytetarëve në rend të parë. Do të korigjojmë atë që nuk është në rregull.

Mërgata jo vetëm në programin aktual por edhe nacional ka pasur fokus të veçantë. Remitancat i kemi të nivelit të lartë. Do të organizojmë konferencën e investitorëve. Do shohim se cilat janë mundësitë që bashkë me mërgatën të investojmë e ata në ndihen pjesë e jona. Të kemi projekte që lidhin komunitetin. Mërgata të investojë por edhe të percjellë investimet e veta.

Gjakova si komunë kufitare nuk ka zhvilluar potencialin e saj që e ka për ndërlidhje me Malësinë, ne kemi qenë pjesë e një hapësire që ka ofru shumë. Tash është momenti ideal që të funksionjë plani i kapaciteteve dhe bukurive natyrore që ka Malësia e Gjakovës me kapacitetet dhe zhvillimin e turizmit dhe mundësitë e hotelerisë, gastronomisë, artizanateve që krijohet në këtë pjesë të Kosovës. Një funksionim i Malësisë si një ka qenë synimi im edhe në mandatin e parë. Për këtë arsye atëherë pata fillu maratonën e Malësisë së Gjakovës. Do të kemi aktivitete të përbashkëta. Do të promovojmë ngjarjet.

Ne synojnë që të kemi një qendër të inovacionit dhe kreativitetit, e cila do të jetë shtëpi për të gjithë të rinjtë që sot janë në Prishtinë apo kudo tjetër, edhe jashtë në mërgatë, që të vijnë me kompanitë e veta në hapësirat që komuna do të ua ofrojë dhe do vijnë e të themelojnë këto kompani e këto programe për administratën publike, për shkollat e për sektorin privat. Nëse funksionin ndërlidhja e mirëfilltë ka hapësirë punësimi për të gjithë“, tha ajo në Tv Syri.

Më poshtë video e plotë: