Konfirmohet pjesëmarrja e Kim Kardashian në ‘Saturday Night Live’
‘Saturday Night Live’ ka bërë publike disa nga emrat që do të marrin pjesë në sezonin e ri të programit.
Kim Kardashian është njëra nga to, transmeton Indeksonline.
Ylli do të prezantojë shfaqjen me 9 tetor, ku këtë njoftim e dha nga NBC në Instagram.
Ajo është e ftuar si Kim Kardashian West, duke mos hequr ende mbiemrin e ish bashkëshortit./Indeksonline/