75 Mall Live Search
18:58 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / OSH

Policia e Kosovës po vazhdon kontrollet e qytetarëve në Bërnjak, situata është e qetë

Policia e Kosovës po vazhdon të qëndroj në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

Në Bërnjak, ku po qëndron ekipi i Indeksonline, situata është e qetë dhe nuk ka provokime nga ana serbe.

Policia po vazhdon kontrollet ndaj qytetarëve që po kalojnë kufirin në këmbë.

Që nga dita e hënë Forcat e Njësisë Speciale të Kosovës po qëndrojnë në veri, në pikën kufitare në Jarinje.

Kjo përshkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targa./Indeksonline/