Çikat e Kosovës shkatërrojnë Gjeorgjinë, ia shënojnë hiq më pak se 13 gola
Kombëtarja U17 e Femrave të Kosovës ka shënuar fitore tejet bindëse kundër Gjeorgjisë U17.
“Dardanet” kanë fituar me rezultat 13:0, në ndeshje që ishte e vlefshme për kualifikime në Evropian, transmeton Indeksonline.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 4:0, kurse në pjesën e dytë çikat e Kosovës shënuan edhe 9 gola të tjerë.
Golat për Kosovën i realizuan Eriola Delija (19′, 35′), Rinesa Alija (45′, 50′, 66′), Bardha Gjonbalaj (21′), Rreze Gashi (55′, 82′, 88′), Aurora Racaj (62′, 70′) dhe Antigonë Shabani (90′). /Indeksonline/