75 Mall Live Search
11:36 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / B O

Ramosaj nis makinerinë punuese, sot vazhdon rruga e shumëpërfolur Deçan-Plavë

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj sot ka nisur makinerinë punuese për vazhdimin e ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë.

Me një parakalim në qytet, Ramosaj është nisur në këmbë drejt “Rrugës së Jetës”.

Madje, ai ka paralajmëruar se nuk të ndalen drejt këtij qëllimi.

“PËR DEÇANIN SKA ME U NDAL.
Kjo nuk është vetem moto.
Sot po vazhdojmë në ndertimin e “Rruges së Jetes” Deçan – Plavë. Dhe nuk do të ndalem” shkruan Ramosaj në njoftim./Indeksonline/