Bruno humb penaltinë në fund, Aston Villa rrëmben fitoren në “Old Trafford”/ Jesusi “magjik” i sjell fitoren Cityt kundër Chelseas

Manchester United ka dështuar të fitoj kundër Aston Villas në “Old Trafford”.
Aston Villa fitoi me rezultat 0:1 me golin e Haus në minutën e 88-të. Vlen të theksohet se në minutën e 92-të, Bruno Fernandes pati mundësinë e artë për të barazuar por dështoi të shënoj nga penaltia, transmeton Indeksonline.
Në ndeshjen tjetër mes Chelseas dhe Manchester Cityt, fitues dolën këta të fundit me rezultat 0:1.
Golin e vetëm e shënoi Gabriel Jesus i cili arriti të gjendet bukur në zonën e rreptësisë dhe të tund rrjetën e londinezëve./Indeksonline/