75 Mall Live Search
17:38 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / OSH

Klopp nuk kursen asnjë futbollist kundër Brendtford

Skuadra e Liverpool udhëton sot për t’u takuar me Brendtford, në kuadër të Premier Ligës me fillim nga ora 18:30.

Brentford u promovua në Premier Ligë këtë edicion por në 5 ndeshjet e para ka arritur të fitojë 8 pikë dhe gjendet në pozitën e 10.

Ndërsa Liverpool me një fitore të mundshmë do të shmangej 3 pikë nga vendi i dytë.

Klopp ka startuar me këta futbollistë: Alisson; Arnold, Matip, van Dijk, Robertson; Jones, Fabinho, Henderson; Salah, Mane, Jota.

Skuadra vendëse ka zgjedhur këtë formacion: Raya; Ajer, Jansson, Pinnock; Canos, Onyeka, Noergaard, Janelt, Henry; Mbeumo, Toney.