Vdes një këmbësor në Dragash, u godit nga një veturë

Një person ka vdekur, të shtunën rreth orës 19, në fshatin Plavë të Dragashit, pasi i njëjti ishte goditur nga një veturë.
“Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar (këmbësor) pasi i njëjti është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq i dyshuari (drejtuesi i veturës) është dërguar në mbajtje.