75 Mall Live Search
10:38 / E Diele, 26 Shtator 2021 / LB

Nis takimi i Kurtit me krerët e partive opozitare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar për sot në takim krerët e partive opozitare për të diskutuar lidhur me tensionet e krijuara në veri të vendit.

Takimi sipas burimeve të “Indeksonline”, ka filluar në ora 10:00.

Në këtë takim po marrin pjesë kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe i kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës nuk dihet se kush po e prezanton në këtë takim.