Shiten shpejt biletat për ndeshjen Drita-Gjilani, këto janë kushtet për të hyrë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Sot në ora 15:00 do të zhvillohet ndeshja mes Dritës dhe Gjilanit në kuadër të javës së 6-të të Superligës së Kosovës.
Derbi i madh i futbollit kosovar do të luhet në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, transmeton Indeksonline.
Klubi i Dritës ka njoftuar se të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur.
Për të hyrë në stadiumin “Fadil Vokrri” tifozët që kanë blerë biletat duhet të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse, të kenë të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid ose një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë dhe brenda stadiumit të kenë distancë fizike./Indeksonline/