Drita – Gjilani, formacionet zyrtare

Drita dhe Gjilani takohen sot në kryendeshjen e javës në Superligën e Kosovës, me fillim nga ora 15:00.
Trajneri Ardian Nuhiu kërkon pikët e plota dhe të mbajë hapin me Ballkanin e Drenicën, ndërsa djemtë e Munishit dëshirojnë vetëm fitore pas një starti jo të mirë.
Drita starton me këta futbollistë: Maloku; Limani, Balde, Cuculi, Blakcori; Broja, Jashari; Ajzeraj, Fazliu, Muja; Tahiri.
Ndërsa Munishi ka zgjedhur këtë përbërje: Kolici; Sorsa, Prekazi, Useini, Halili, Hoxha; Dabiqaj, Musolli, Progni, Hajdari; Krasniqi.
Ndeshja luhet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, pasi që stadiumi i qytetit në Gjilan është në renovim.