Juventus fiton, por ‘vuan’ ndaj Sampdorias

Skuadra e Juventus ka arritur fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Sampdorias me rezultat të ngushtë 3-2, trasnmeton Indeksonline.
Një fitore me shijë të mirë për Zonjën e vjetër pasi që në minutat e fundit vuajtën shumë deri në përfunimin e ndeshjes.
Serinë e golave e hapi Paulo Dybala, për të dyfishuar më pas Bonucci nga pika e bardhë dhe një minut para përfundimit të pjesës së parë, Maya Yoshida ngushtoi epërsinë e bardhezinjve.
Manuel Locatelli shënoi në pjesën e dytë për të dyfishuar përsëri avantazhin e Juves, ndërsa Candreva ktheu shifrat në 3-2.
Sampdoria tentoi mjaft shumë deri në fund por pa sukses dhe ndeshja përfundoi në të mirë të skuadrës së Allegrit.