Ukë Selimaj, 2-shi i fuqishëm i PDK-së në Pejë

Ukë Selimaj është kandidat për asamble nga radhët e PDK-së në komunën e Pejës.
Selimaj është njëri ndër personalitetet me vlera të larta arsimore dhe kombëtare ku njihet si gazetar, jurist dhe politikan, shkruan Indeksonline.
Duke qenë person me vlera të larta, Selimaj edhe këtë herë, për herë të dytë synon të jetë një ndër zërat më të fuqishëm në komunën e Pejës. Ai ishte zgjedhur asamblist edhe në zgjedhjet paraprake.
Ukë Selimaj ka përvoja profesionale si jurist, fillimisht në zyrën e avokaturës, pastaj në programin e UNDP-së, si jurist.
Ka vijuar me punë në Organizata të Shoqërisë Civile: BIRN, Demokracia në Veprim dhe ka qenë i angazhuar si trajner i zgjedhjeve. Ka punuar si gazetar ne Kallxo.com dhe Grupin Koha. Më pas ka udhëhequr Drejtorinë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike, në qeverinë komunale 2014-2018.
Ai mban numrin 2 në listën për asamble komunale./Indeksonline/
