75 Mall Live Search
19:13 / E Diele, 26 Shtator 2021 / AR

Konservatorët e Angela Merkel kryesojnë te rezultatet e Exit Poll

Ka përfunduar procesi i votimit në Gjermani.

Exit Poll-i i dytë më i madh në Gjermani i publikuar nga televizoni publik ZDF, i ka dhënë fitoren konservatorëve të Angela Merkel, transmeton Indeksonline.

Por që është një garë shumë e ngushtë midis CDU-së konservatore dhe SPD-së e qendrës së majtë se cila do të jetë partia më e madhe në parlamentin federal.

Megjithatë, rezultatet e para zyrtare pritet që të shpallen shumë shpejt, gjatë mbrëmjes ose mëngjesin e së hënës.

Këto zgjedhje konsiderohen të rëndësishme jo vetëm për Gjermanin por edhe për Europën, për shkak se pas 16 vitesh Kancelarja Angela Merkel do të largohet nga detyra.

No description available.