75 Mall Live Search
19:56 / E Diele, 26 Shtator 2021 / OSH

Ndeshje e zjarrtë, Lazio fiton derbin ndaj Romës

Lazio ka arritur fitorë të rëndësishme në shtëpi kundër Romas, me rezultat 3-2.

Një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja anët, por skuadra e Lazios arriti të fitojë në fund.

Ndeshjen e hapi mesfushori serb Savic, për të dyfishuar më pas Pedro, ndërsa Ibanez ngushtoi epërsinë disa minuta para fundit të pjesës së parë.

Felipe Anderson shënoi golin e tretë për Lazio, kurse disa minuta më vonë Veretout shënoi nga penalltia për verdiktin final të ndeshjes.

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi u fut në lojë në minutën e 90.