75 Mall Live Search
20:38 / E Diele, 26 Shtator 2021 / AR

Nga nesër futja në lokale me dëshmi të vaksinimit apo testit negativ

Nga data 27 shtator, sektorit të gastronomisë do të iu lejohet shfrytëzimi i hapësirave të brendshme.

E për të hyrë brenda, klientëve do të iu kërkohet dëshmia e vaksinimit kundër COVID-19, testi negativ apo ai serologjik.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se verifikimi është i lejueshëm edhe përmes formës elektronike, përmes QR kodit.

Ky vendim i Qeverisë, po mirëpritet nga vetë gastronomët të cilët tashmë i kanë bërë përgatitjet e nevojshme.

E nga Agjensia e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se nuk do të kenë tolerancë për ato biznese që nuk i respektojnë masat.