75 Mall Live Search
21:02 / E Diele, 26 Shtator 2021 / AR

Moti i mirë këto ditë, kosovarët kalojnë fundjavën në Shqipëri

Ditëve të fundit në Shqipëri ka mbizotëruar moti i mirë. Kjo ka bërë që qindra kosovarë të kalojnë fundjavën atje.

Sonte në pikën kufitare në Morin, janë krijuar kolona të gjata. Kosovarët kanë filluar të kthehen në vendin e tyre.

Në një video të siguruar nga Indeksonline shihet teksa kolonat janë të gjata e pritjet të mëdha.

Kujtojmë që për të shkuar në Shqipëri, duhet pasur certifikatën e vaksinimit apo testin negativ./Indeksonline/