Zyrtare: Istogu ndahet me trajnerin Nazmi Rama

FC Istogu’ njofton se sot ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nazmi Rama.
Me një marrëveshje të dyanshme dhe pas një takimi krejtësisht miqësor, u vendos që të ndahen rrugët mes klubit dhe trajnerit Rama.
Në sezonin e ri Istogu në pesë ndeshjet e zhvilluara deri tani, pësoi katër humbje dhe aktualisht jemi shumë larg objektivave që kishim para fillimit të sezonit 2021-2022.
Kështu si klubi ashtu edhe trajneri Rama ishin të vetëdijshëm që diçka nuk po ec dhe patjetër që duhet të ketë ndryshime.
FC Istogu ka falënderuar trajnerin z.Nazmi Rama për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar suksese dhe gjitha të mirat në të ardhmen.
Klubi tashmë ka filluar bisedimet me 2-3 trajnerë dhe pritet që në ditët në vazhdim të zyrtarizohet trajneri që do ta drejtojë skuadrën e Istogut.
Për momentin detyrën e trajnerit do ta kryejnë dy ndihmësit, Hysni Kabashi dhe Mehdi Arifaj.