Ferati: “Jam Iliri i Istogut”

I ftuar në RTK 1, bashkë me kundërkandidatët e tij për kryetar të komunës së Istogut, kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati shpalosi planprogramin e përpiluar bashkarisht nga ai dhe nga ekipi i tij e poashtu nga ekspertët e LDK-së në pajtueshmëri me kërkesat e qytetarëve të Istogut.
I njejti për shikuesit e RTK tregoi që programi është lehtë i qasshëm për të gjithë të interesuarit dhe çdo ditë e shpalos në takime me qytetarë.
Debat mes kandidatëve u zhvillua për çështjen e ujit për fshatrat e Mbivadës, ku Ferati deklaroi se ajo pjesë do të furnizohet me ujë të pijshëm shumë shpejt, ngase veç është projekt në përfundim.
Ndër të tjerash, Ferati shpalosi edhe programin e tij për rininë dhe mundësitë që përfshihen në planin e tij për punësimin e tyre.
“Jam Iliri i Istogut”, u shpreh Ferati në pyetjen se pse qytetarët duhet ta zgjedhin për kryetar të komunës. Duke shtuar se i njeh problemet dhe jeten e këtij vendi, ka krijuar besëlidhje me ta e edhe kur ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës është kthyer gjithmonë në vendlindje dhe punuar për të pa rezervë.