Situata në veri/ Kurti konfirmon takimin me komandantin e KFOR-it

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se sot herët në mëngjes ka pritur në takim Komandantin e KFOR-it me të cilin ka biseduar për situatën e krijuar tash e një javë në veri të Kosovës.
Kurti ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha misionet ndërkombëtare në Kosovë.
Sipas Kurtit, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nuk është në Bërnjak e Jarinje në mënyrë që ne të kënaqemi dhe ti gëzohemi kësaj situate, por ata janë me detyrë dhe detyra e tyre është që ti mbrojë pikat kufitare dhe policët tanë kufitar.
“Kemi informacione që nëse Njësia Speciale nuk do të vendosej aty, do të kishin djegie të pikave kufitare dhe rrezikim të policisë sonë kufitare”, ka thënë Kurti.